Top News/ Putin do përdorë armën bërthamore! E veja e Navalnit: Nga ai mund të pritet gjithçka
21/04/2024 14:55

E veja e liderit të ndjerë opozitar rus, Aleksei Navalyn, tha se “askush nuk e di” çfarë të presë nga presidenti rus, Vladimir Putin, dhe paralajmëroi se udhëheqësi revanshist i Kremlinit mund të përdorë armë bërthamore nëse e ndien të nevojshme. Yulia Navalnaya, që gjendet në mërgim është zotuar se do të vazhdojë presionin ndaj Putinit që kur bashkëshorti i saj vdiq në një burg në Arktik në muajin shkurt. Agjencia e lajmeve Dpa, e pyeti Navalnayan nëse Putin do të ndalej dhe nuk do të përdorte armë bërthamore, por ajo tha se “ne nuk e dimë se çfarë të presim nga [Putini]”. “Me gjasë ai do ta bënte [të përdorte armët bërthamore]”, shtoi ajo. Navalnaya ka përdorur skandalet e fundit të spiunazhit dhe arrestimet në Gjermani dhe Poloni për të argumentuar se Putini po zhvillon luftë në zemër të Evropës për vite të tëra. “Putin nuk ja ka nisur tani, ai është duke e bërë këtë që një kohë të gjatë”, tha ajo. Navalny, 47 vjeç, vdiq më 16 shkurt në një burg siberian në rrethana ende të panjohura. Ai ishte duke vuajtur një dënim prej 19 vjetësh burgim për ekstremizëm dhe akuza të tjera, që gjerësisht janë parë si të motivuara politikisht. Vdekja e tij në rrethana të paqarta ka bërë që Navalnaya dhe mbështetësit të tij të thonë se ai është vrarë, pavarësisht se në certifikatën e vdekjes, të lëshuar nga autoritetet ruse, thuhet se Navalny vdiq nga shkaqe natyrale. Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe udhëheqës të tjerë perëndimorë kanë akuzuar Moskën se ka vrarë kritikun më të zëshëm të Kremlinit, i cili i kishte mbijetuar disa helmimeve, për të cilat Navalny kishte akuzuar Putinin. Duke përmendur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës që nisi Rusia më 2022, Navalnaya tha se është e pamundur të dihet nëse Putin do të sulmojë një vend tjetër apo jo.

Top Channel/Fjalimi në fund të Ramazanit, Erdogan: Lindja e Mesme zien, Izraeli do paguajë çmimin!
21/03 14:49
Top Channel/ Robotët do na hyjnë në shtëpi! Në Kinë po testohen që do na ndihmojnë si amvisa
21/03 12:44
Top Channel/ Dosjet Epstein, Dua Lipa: Janë harruar viktimat, media “po zbukuron” skandalin!
21/03 12:30
Top News- Rusia lëshon dronët drejt Ukrainës, viktima e të plagosur para bisedimeve për paqe
21/03 12:27
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj Stryker, hakerë të lidhur me Iranin godasin gjigantin mjekësor
21/03 12:17
Top Channel/ Injeksion që rigjeneron zemrën, zbulimi mund të trajtojë dëmet nga infarkti me 1 dozë
21/03 12:16
Top Channel/ SHBA paralajmërim global, kërkon kujdes për qytetarët pas operacioneve në Iran
21/03 12:10
Top Channel/ Kriza e naftës, IEA: Ulni konsumin, të kufizohet shpejtësia në autostrada!
21/03 12:03
Top News- ‘Izraeli po bombardon spitalet’/ Libani në alarm: Sulme të qëllimshme dhe sistematike
21/03 12:00
Top Channel/ 4000 km larg: Irani sulmon bazën e Diego Garcia, i sekuestruohen materiale berthamore?
21/03 11:58
Top News- Vritet me armë zjarri shqiptari në Itali/ ‘Mollë’ sherri një rumune, autori në pranga
21/03 11:49
Top News- Marinsat amerikanë drejt Iranit, Trump ndryshon mendje? Çfarë po ndodh?
21/03 11:45
Top News- Elon Musk mashtroi investitorët/ Uli aksionet e ish Twitter me deklarata të rreme
21/03 11:36
Top News- Lufta me Iranin me kosto, 800 mld dollarë dëme për SHBA nga sulmet
21/03 11:35
Top Channel/ Hormuzi “jo vetëm naftë”, CNN: “Si ushqen 100 milionë njerëz”!
21/03 11:09
Top Channel/ “Tërhiqet” Trump? Mund ta mbyllim luftën, por Hormuzin ta mbrojnë vendet e tjera!
21/03 11:08
Top Channel/ Londra hap bazat për SHBA pasi Trump i quajti aleatët e NATO-s frikacakë sot në Evrop
20/03 23:21
Top News- Doli në skandalin “Epstein”, reagon Princesha e Norvegjisë: U manipulova!
20/03 23:00
Top News- Sulm tokësor në Iran, zbardhet plani i SHBA/ Marinsat gati për luftë trup më trup
20/03 22:45
Top News- 2.500 marinsa amerikanë e aeroplanmbajtëse drejt Lindjes së Mesme, hakmarrje ndaj Iranit
20/03 22:30
DIGITALB DIGITALB