Kremlini njoftoi të hënën se nuk përjashton pjesëmarrjen e presidentit rus Vladimir Putin në samitin e G20, i cili do të mbahet më 9 dhe 10 shtator në Nju Delhi. Putin nuk ka udhëtuar jashtë kufijve të ish-Bashkimit Sovjetik që nga shkurti i vitit të kaluar, kur dërgoi forcat ushtarake në Ukrainë dhe nuk shkoi asnë Bali të Indonezisë në nëntor, ku u mbajt samiti i fundit i liderëve të G20-ës.