Top News – Putin dhe Zelenski takohen në Stamboll / Oferta e papritur e Trump: Vij edhe unë!
13/05/2025 11:51

Një ofertë e papritur nga presidenti amerikan, Donald Trump, për t’iu bashkuar bisedimeve mes Ukrainës dhe Rusisë, që pritet të zhvillohen këtë javë në Stamboll, ka nxitur biseda mes diplomatëve amerikanë dhe evropianë, të cilët vazhdojnë të kërkojnë një rrugë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. “Mos e nënvlerësoni të enjten, në Turqi”, tha Trump për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, para nisjes për në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katar, duke iu referuar bisedimeve të mundshme më 15 maj. “Po mendoj të shkoj atje. Nuk e di ku do të jem të enjten”, tha Trump. “Kam aq shumë takime… Ndoshta do të jem atje, nëse e shoh që mund të ndodhë diçka”. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, zhvilloi më vonë, një bisedë telefonike me ministrat e Jashtëm të Francës, Gjermanisë, Polonisë, Britanisë, Ukrainës dhe me shefen e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, njoftoi Departamenti amerikan i Shtetit, përmes zëdhënëses Tammy Bruce. “Udhëheqësit diskutuan për hapat e mëtejshëm drejt një armëpushimi dhe rrugës për paqe në Ukrainë”, tha Bruce. Aleatët e Ukrainës, më herët, ishin skeptikë për mundësinë e bisedimeve dhe për sinqeritetin e presidentit rus, Vladimir Putin. “Nuk mund të ketë bisedime nën zjarr, nëse nuk ka armëpushim”, tha Kallas gjatë një takimi për Ukrainën në Londër. “Duam të shohim që edhe Rusia dëshiron paqen. Duhet që të dyja palët ta duan paqen; për luftë mjafton vetëm një – dhe po shohim që Rusia e do luftën”. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha më herët se është i gatshëm të takohet me Putinin në Stamboll. Nuk ka ende përgjigje nga Kremlini për ofertën e Zelenskyt, dhe Moska nuk ka komentuar as ofertën e Trumpit për të marrë pjesë në bisedime. Por ministria e jashtme ruse konfirmoi se ministri sergei lavrov ishte takuar me homologun e tij turk për të diskutuar për bisedimet e drejtpërdrejta me Kievin.

Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52