Analistja amerikane, Ivana Stradner, thotë se Rusia dhe Serbia po luajnë me Uashingtonin dhe Perëndimin. Ajo e bëri këtë deklaratë si reagim ndaj këshilltarit të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i cili ka shkruar në “X” për bisedat që ka pasur me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Sipas saj, Putin dhe Vuçiç po qeshin me ShBA-në, pasi e dinë se Uashingtoni nuk do të ngrejë gishtin. Ajo thotë se Serbia dhe Rusia do të testojnë NATO-n në Ballkan ndërsa ka përfunduar reagimin e saj duke thënë se “dobësia trimëron diktatorët.”