Top News – Putin dhe ultimatumi i Trumpit…‘50 ditë kohë’, a do të lëkundet presidenti rus?
21/07/2025 13:03

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka dërguar një paralajmërim të qartë Kremlinit, javën e kaluar, duke e njoftuar për planet për dërgimin e armëve në Ukrainë përmes Evropës e duke thënë se Shtetet e Bashkuara do të vendosin “tarifa shumë të rënda” ndaj Rusisë nëse nuk arrin një marrëveshje për ndalimin e luftës brenda 50 ditësh. Trump nuk ka specifikuar nëse do të arrihet një armëpushim apo vetëm një marrëveshje gjithëpërfshirëse paqeje. Sidoqoftë, shumë analistë thonë se kjo ka pak gjasa të ndodhë. Faktor kryesor janë qëllimet e presidentit rus, Vladimir Putin, që qartësisht shkojnë përtej pushtimit të një pjese të Ukrainës. Ai e ka bërë të qartë se synon të nënshtrojë vendin dhe të dobësojë NATO-n dhe Perëndimin, duke kërkuar që të rikthejë një pjesë të ndikimit që Moska kishte gjatë epokës sovjetike mbi një pjesë të Evropës. Por, synimet më afatshkurtra lidhem drejtpërdrejt me territorin. Rusia aktualisht kontrollon pothuajse 20 për qind të territorit të Ukrainës. Përveç Gadishullit të Krimesë, që Rusia e ka nën kontroll që nga viti 2014, Putini pretendon se rajonet ukrainase si Donjecku, Luhansku, Zaporizhja dhe Hersoni janë tashmë pjesë e Rusisë, përfshirë edhe zona të mëdha që Rusia ende nuk i ka pushtuar. Rusia ka thënë se tërheqja e plotë e Ukrainës nga këto katër rajone është parakusht për çdo marrëveshje paqeje, një kërkesë që Kievi thotë se është e papranueshme. E ndërkohë, 50 ditët kohë që ka dhënë Trumpi, dalin dhe teprojnë që kremlini të bëjë kërdinë në Ukrainë. Rusia qartazi po intensifikon ofensivën e saj ndërsa zyrtarë perëndimorë kanë paralajmëruar se shumë shpejt mund të shohim deri në 2 mijë dronë sulmi mbi ukrainë, në të njëjtën kohë.

Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27