Top News – Putin dhe Kim Jong un, ‘letra dashurie’ / Komunikim për furnizimin e Rusisë me municione
31/08/2023 11:39

Shtëpia e Bardhë tha se ka informacione të reja të inteligjencës që tregojnë se presidenti rus, Vladimir Putin, dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, kanë shkëmbyer letra ndërsa Rusia dëshiron që të sigurojë municione nga Veriu për t’i përdorur në luftën kundër Ukrainës. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, dha detaje për gjetjet e reja vetëm disa javë pasi Shtëpia e Bardhë tha se ka faktuar që ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, gjatë vizitës së realizuar së fundi në Phenjan, i ka bërë thirrje zyrtarëve verikoreanë që të rrisin shitjet e municioneve për Moskën, në mënyrë që Rusia t’i përdorë ato për luftën në Ukrainë. Kirby tha se Rusia po synon që të sigurojë municione shtesë për artileri dhe materiale të tjera bazike për të forcuar industrinë e saj të mbrojtjes. Ai shtoi se letrat e shkëmbyera “ishin më shumë në nivel sipërfaqësor”, por bisedimet mes Rusisë dhe Koresë së Veriut për shitjen e armëve kanë avancuar. Liderët shkëmbyen letra pas vizitës së Shoigut, tha ai. “Pas vizitës së Shoigut, një grup tjetër i zyrtarëve rusë udhëtojë për në Phenjan për të vazhduar diskutimet për marrëveshjet e mundshme për blerjen e armëve mes dy shteteve”, tha Kirby. Kirby refuzoi të japë detaje se si zyrtarët amerikanë kanë mbledhur këto informacione të inteligjencës. Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, vazhdimisht ka deklaruar se Kremlini është bërë i varur nga Koreja e Veriut dhe Irani për armët që i duhen për luftën kundër Ukrainës. Koreja e Veriut dhe Irani janë shtete gjerësisht të izoluar nga skena ndërkombëtare për shkak të programeve të tyre bërthamore dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut. Në mars, Shtëpia e Bardhë tha se kishte mbledhur informacione të inteligjencës që tregonin se Rusia po synonte të arrinte një marrëveshje me Korenë e Veriut, sipas së cilës, Moska do t’i ofronte Veriut ushqimin e nevojshëm dhe produkte të tjera në këmbim të municioneve nga Phenjani.

Top News – SHBA i kërkon lëshime vetëm Ukrainës / Zelenski nën presionin e Trump: Po Rusia…
15/02 13:07
Top News – ‘Luftëtarët’ e Interpolit kundër kriminelëve kibernetikë: Kanë kthyer IA në armë
15/02 12:59
Top News – Armiku ynë është BE jo Rusia! Orban para votimit: Ja kërcënimi i vërtetë i Hungarisë
15/02 12:50
Top News – Nëndetëset bërthamore të Australisë / 2.7 miliardë dollarë, kantier i ri ndërtimi
15/02 12:41
Top News – SHBA është ‘fëmija i Evropës’ / Rubio shfaqet si një ‘mik kritik’ ndaj aleatëve
15/02 12:25
Top News – Rubio vjen në Evropën Lindore / Forcon lidhjet me udhëheqësit pro Trumpit
15/02 11:54
Top News – ‘Kina është kërcënimi i vërtetë!’ / Tajvani paralajmëron botën: Shkel parimet e OKB-së
15/02 11:44
Top News – SHBA do të sulmojë Iranin / Ushtria amerikane përgatitet për luftë disajavore
15/02 11:32
Top News – Aleatët evropianë-Navalni u helmua / U vra me një toksinë, Rusia hedh poshtë pretendimet
15/02 11:26
Top News – SHBA, ‘lakun në fyt’ Ukrainës / Rubio paralajmëron ‘lëshime të vështira’
15/02 11:14
Top Channel/ Trump nuk heq dorë për Groenlandën/ Frederiksen: Situatë e njëjtë, ishulli nuk shitet
15/02 11:02
Top Channel/ BE distancohet nga Bordi i Paqes/ Urusla Von der Leyen refuzon takimin inaugurues
15/02 10:39
Top Channel/Meloni kundër Merz për SHBA/”Nuk pajtohem me kritikat e kancelarit për politikat e SHBA”
15/02 10:36
Top News – Kina zëvendëson njerëzit me robotë. Zgjidhja ‘teknologjike’ për rënien e popullsisë
15/02 09:32
Top Channel/ Zelensky shpërthen ndaj Putin në Konferencën e Mynihut: Skllav lufte
14/02 22:47
Top News – Koloneli grek spiun i Kinës. Dyshohet se furnizoi Pekinin me sekretet e NATO-s
14/02 20:00
Top News – Navalny u helmua me helm bretkose. Taktika e Kremlinit për të eliminuar rivalin e Putinit
14/02 19:30
Top Channel/ “Navalny u vra nga Rusia”! Zbulimi tronditës nga Anglia dhe 4 vende të BE
14/02 19:21
Top News – ‘Do rrëzojmë Papa Françeskun’. Plani i ish-Këshilltarit të Shtëpisë së Bardhë me Epstein
14/02 16:24
Top News – Ombrella bërthamore evropiane. Dritë jeshile nga Franca dhe Gjermania, afrohet dhe Anglia
14/02 16:23
DIGITALB DIGITALB