Rusia ka humbur një numër aq të madh ushtarësh në fushëbetejë sa po dërgon edhe gra të burgosura për të luftuar në Ukrainë Lëvizja vjen pasi burrat e burgosur, edhe për vepra të rënda penale, ishin nxjerrë më parë nga qelitë për të shpaguar krimet e tyre duke luftuar për Atdheun. “Javën e kaluar pati lëvizje të mëdha trenash drejt Donetskut, ku u dërguan të burgosur në luftë. Në një prej vagonëve kishte edhe gra të burgosura”, thuhet në një deklaratë të Forcave të Armatosura të Ukrainës.