Presidenti rus, Vladimir Putin, priti në kremlin të martën një vajzë tetë vjecare, të cilën madje e vendosi edhe në telefon me ministrin e tij të financave për t’i kërkuar atij më shumë fonde për rajonin ku ajo jeton. Kremlini ndau videon e Putinit që priste Raisat Akipovan, në shfaqjen më të fundit të tij pas rebelimit të armatosur të mercenarëve të Vagnerit, në qershor.