Top News – Putin anulon konferencën e fundvitit / Britania: Ka frikë nga ‘zemërimi’ i vetë rusëve
13/12/2022 12:16

Presidenti Vladimir Putin nuk do ta mbajë konferencën e tij të fundvitit me gazetarë këtë muaj, njoftoi Kremlini, 10 muaj pas nisjes së agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, që nuk po shkon siç priste Moska. Konferenca është një element kryesor i kalendarit të presidentit rus pasi i jep atij mundësinë të tregojë se i ka gjërat nën kontroll ndërsa ulet i vetëm në një skenë për një seancë pyetje-përgjigje me gazetarët që mund të zgjasë për më shumë se katër orë. Por lufta e cila filloi më 24 shkurt, nuk i ka shkuar mirë udhëheqësit rus. Forcat e tij u detyruan të tërhiqen nga kryeqyteti ukrainas Kiev në fillim të luftës dhe kanë pësuar humbje të mëdha në fushën e betejës në lindje dhe jug të Ukrainës. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u pyet nga gazetarët nëse ishte caktuar një datë për “konferencën e madhe të shtypit” të këtij viti dhe u përgjigj: “Jo, nuk do të ketë një të tillë para vitit të ri”. Ai tha se Putin do të gjente mënyra të tjera për të komunikuar me gazetarët, duke vënë në dukje se ai kishte mbajtur konferenca të tjera shtypi, përfshirë gjatë udhëtimeve të tij jashtë vendit. Peskov tha ndërkohë se Kremlini do të caktojë më vonë një datë për fjalimin vjetor të presidentit Putin në të dy dhomat e parlamentit të Rusisë, i ngjashëm me fjalimin vjetor të presidentit të SHBA-së në Kongresin amerikan. Vladimir Putin gjithashtu organizon çdo vit një dalje televizive me anëtarët e publikut, të quajtur “Linja e drejtpërdrejtë me Vladimir Putinin”, e cila u mbajt për herë të fundit në qershor të vitit 2021.

Top News- Rusia kërcënimi më i frikshëm për NATO-n, del raporti: Përpjekje dashakeqe për luftë
26/03 23:00
Top News- Zelensky “tregti” në Lindjen e Mesme: U mësoj si të ndalni Iranin por me jepni armë
26/03 22:53
Top Channel/ Vendimi i madh i Trump: Shtyn me 10 ditë sulmet ndaj Iranit
26/03 22:36
Top News- Trump paralajmëron Iranin: Nuk ka kthim prapa, bëhuni seriozë ose…
26/03 22:29
Top News- Orban akuzohet për kërcënim të votuesve: Para dhe drogë për të fituar zgjedhjet
26/03 22:28
Top Channel/ NATO jep alarmin: Rusia, kërcënimi më i madh i sigurisë
26/03 22:14
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale në 900 euro, ja kur hyn në fuqi
26/03 22:10
Top Channel/ Trump: Do jem makthi i Iranit! Shtojmë sulmet, nëse nuk ulen në negociata
26/03 20:01
Top Channel/ ‘Dua të vdes e bukur’, 25-vjeçarja zgjedh eutanazinë pas paralizës, rrëfimi i fundit
26/03 15:47
Top Channel/ Trump paralajmëron Iranin: Merreni seriozisht planin e paqes që u dërgova, s’keni kohë
26/03 15:26
Top News – I dhuron një çifte Kim Jong Unit…Lukashenko në Penian, firmosin traktatin e ‘miqësisë’
26/03 15:06
Top News- Trump shpërthen sërish kundër NATO-s: Nuk kemi nevojë për të, por nuk do ta harrojmë kurrë
26/03 14:56
Top Channel/ “Hallka e fshehtë”? Kush është njeriu me të cilin SHBA synon komunikimin në Iran!
26/03 14:43
Top Channel/ Korrupsioni, Marta Kos mbron deklaratën e saj: Duhet ndryshuar mentaliteti!
26/03 14:42
Top News – Mbante anakonda, pitonë dhe boa në bodrum / Policia zbulon reptilët, mbaheshin ilegalisht
26/03 14:16
Top News – Përgjegjës për mbylljen e Hormuzit / Izraeli vret shefin e marinës iraniane, sulm ajror
26/03 13:36
Top News – Armët, nga Ukraina në Lindjen e Mesme / Pentagoni devijon dërgesat, lufta në Iran vazhdon
26/03 13:34
Top News – Dy të vrarë në Abu Dhabi / U goditën nga mbetjet e një raketë të rrëzuar iraniane
26/03 13:27
Top News – Putin çon armë vdekjeprurëse në Iran / Dërgesa të fshehta dronësh dhe inteligjencë
26/03 13:24
Top News – Kina sfidon SHBA, më afër Hënës / Gara për hapësirën, ‘sytë tani nga Marsi’
26/03 13:23