Top News – Putin aktivizon ‘agjentët e fjetur’/’Pushton’ perëndimin me spiunë, si në Luftën e Ftohtë
17/08/2023 14:09

Lufta e Ftohtë duket se nuk ka mbaruar kurrë. Të paktën kështu ndodh në sytë e presidentit rus, vladimir Putin. Treguesi më i qartë se kremlini e ka vazhduar pa ndalur luftën e tij kundër perëndimit, edhe pas rënies së bashkimit sovjetik, është aktiviteti i shërbimeve të sigurisë dhe inteligjencës ruse. Në operacionet e tyre dhe në fuqinë e madhe që zotërojnë në shoqërinë ruse, ata kanë vazhduar aty ku e la inteligjenca sovjetike. Që nga viti 1991, këto agjenci janë drejtuar nga një strategji revanshiste për ta bërë Rusinë përsëri të madhe dhe për të përmbysur rendin ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA-të pas Luftës së Ftohtë. Dikur KGB-ja arriti të depërtonte në shumë vende. Edhe sot Rusia ka një rrjet global spiunësh të aftë për të zbuluar sekrete nga shumë qeveri perëndimore. Presidenti rus madje ka rrëfyer, gjatë një interviste televizive në vitin 2017, se drejtonte një rrjet “ilegal” spiunësh jashtë vendit, ndërsa shërbente si oficer i KGB-së. Presidenti sqaroi se kishte punuar me agjentë të fshehtë, të cilët ishin aktivë pa mbrojtje diplomatike. Këta spiunë njihen si “të paligjshëm”, dhe sot janë më shumë se kurrë në veprim. Spiunët "e fjetur" rusë janë të vendosur në shumë vende në Evropë dhe Amerikë. Media britanike “The Guardian” ka shkruar se Moska ka filluar të përdorë “qelizat e fjetura” të vendosura në vendet perëndimore ose agjentët dhe operativët jozyrtarë, që mund të kenë shpenzuar edhe vite të tëra, pa bërë asnjë punë inteligjence. “Ilegalët” janë trashëgimia e një programi sovjetik, kujton gazeta britanike e cila citon disa episode si arrestimi, vitin e kaluar, i të paktën shtatë të dyshuarve për spiunazh në Norvegji, Brazil, Holandë, Slloveni dhe Greqi.

Top Channel/ Lirohet vëllai i Mbretit, u mor 12 orë në pyetje për lidhjet me Epstein
19/02 23:05
Top News- Si u mashtruan amerikanët nga karteli meksikan, u joshën me luks, por u shkatërruan
19/02 23:00
Top News- Lufta e madhe po afron, Irani e SHBA drejt konfliktit të gjerë për materialin bërthamor
19/02 22:15
Top News- Irani përgatit ushtrinë, Trump afron aeroplanmbajtëset me bomba…gati urdhri
19/02 21:40
Top News- Trump zbulon shifrën marramendëse të SHBA për rindërtimin e Gazës, prezanton dhe planin
19/02 21:19
Top News-Luftanijet e F35-at gati për të goditur Iranin, Zyrtarët e sigurisë: Sulmi brenda fundjavës
19/02 21:09
Top News – ‘Ringjallja’ e Hamasit. Grupi i armatosur po rimerr kontrollin e Gazës
19/02 19:20
Top News – Evropa do vuajë të paimagjinueshmen…! Gjenerali gjerman paralajmëron: Putin do sulmojë
19/02 18:23
Top News – Trump përuron Bordin e Paqes. Ndan ‘punët’ për Shqipërinë e Kosovën në Gaza
19/02 18:21
Top News – Rusia ‘luftë’ me SHBA për Iranin / Asete ushtarake rreth vendit, kërkon vetëpërmbajtje
19/02 15:40
Top News – Trump lyen Air Force One / Kuq, bardhë e blu, ushtria amerikane konfirmon
19/02 15:21
Top News- Uashingtoni presion NATO-s/ Kërkon riorganizim dhe zvogëlimin e trupave në Kosovë
19/02 15:20
Top News – Polonia minon kufirin në 48 orë / Doli nga konventa e Otavës, masa hyn në fuqi
19/02 15:05
Top Channel/ Bordi i Paqes, Rama mes 26 folësve në takim: Shqipëria, vend “themelues”!
19/02 14:58
Top Channel/SHBA “tkurrje” KFOR-it, alarm mes diplomateve: “Ballkani shperthen brenda natës”!
19/02 14:38
Top Channel/ Dosjet Epstein, arrestohet princi Andrew: Abuzim me postin, përcolli informacione!
19/02 14:29
Top News – Arrestohet vëllai i mbretit Charles / Andrew përfundon në pranga për lidhjet me Epstein
19/02 13:46
Top News – Tjetër stuhi horror në Evropë / Pedro vjen me ‘përmbytje të papara’ dhe erë të tërbuar
19/02 13:29
Top News – Sot Grenlanda, nesër Svalbardi…! Ishulli arktik në qendër të oreksit të fuqive të mëdha
19/02 13:17
Top Channel/ Zuckerberg del para gjykatës: Padi ndaj platformave online se krijojnë varësi!
19/02 12:26
DIGITALB DIGITALB