Top News/ ‘Puthje franceze në Berlin’/ Macron vizitë shtetërore në Gjermani, mes tensioneve politike
24/05/2024 12:10

Vizita e fundit e një presidenti francez në Gjermani ka qenë në vitin 2000, nga Zhak Shirak. Një kohë e gjatë për dy vende që ndihen të lidhura aq ngushtë. Por kjo pauzë e gjatë nuk ka asnjë domethënie politike. Krerët e qeverive dhe ministrat e të dy vendeve takohen rregullisht një herë në disa muaj. Gjatë një vizite shtetërore në plan të parë nuk është politika, por takimi me vendin dhe njerëzit e tij. Pritës nuk është kancelari, por presidenti gjerman. Përveç Berlinit stacione të vizitës të çiftit presidencial do të jenë edhe Dresdeni dhe Münsteri, ku Macron do të nderohet me Çmimin Ndërkombëtar të Paqes së Vestfalisë. Në fakt vizita e Emmanuel dhe Brigitte Macron në Gjermani ishte planifikuar për korrikun e kaluar, por presidenti e anuloi atë për shkak të trazirave në Francë. As tani gjërat nuk janë shumë më të qeta për Macronin. E ndërkohë, duket se të dyja vendet janë më larg se kurrë. Macron paralajmëroi pak kohë më parë se Evropa mund të vdesë. Ai kërkon më shumë sovranitet dhe mbrojtje të përbashkët për Europën. Olaf Scholz i vlerësoi "impulset pozitive" të fjalimit të Macron për Evropën, por nuk dha një përgjigje konkrete. Analistët flasin për mentalitete të ndryshëm. Ka edhe dallime të tjera. Parisi është për përdorimin e energjisë bërthamore, Berlini i ka mbyllur edhe reaktorët e fundit, megjithë mungesën e energisë. Macroni nuk përjashton mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë, Scholz e refuzon këtë kategorikisht. Planet për një tank gjermano-francez dhe një avionin ushtarak po përparojnë shumë ngadalë. Macron dëshiron që Gjermania për planet e saj të armatimit, të bëjë porosi te firmat evropiane, pse jo edhe ata franceze, Gjermania preferon të blejë te amerikanët. Sidoqoftë, Scholz dhe Macron, po tentojnë të tregojnë se e kuptojnë njëri tjetrin. Në një video të shkurtër ata e provojnë këtë edhe në gjuhën e njëri-tjetrit. Macron lexon një pyetje në platformën X, në vend të Macronit përgjigjet Scholz - në frëngjisht. E në fund, Macron falenderon në gjermanisht. Mes vetë francezëve dhe gjermanëve, situata është ndryshe. Sondazhet tregojnë se më shumë se 80 për qind e banorëve respektivë, e konsiderojnë vendin fqinj një partner të besueshëm.

Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58
Top News – Lufta drejt fundit. Trump – Misioni u përmbush, tërhiqemi pas 3 javësh
01/04 12:57
Top News – Luftën e Trump e paguan bota. Mbyllja e konfliktit nuk mbyll pasojat ekonomike globale
01/04 12:57
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top News – Ndërmjetësim për paqe. Kina dhe Pakistani plan me 5 pika për Iranin
01/04 11:54
Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05