Në ‘’Big Brother Vip’’ shkëmbehet ‘’puthja’’ e parë romantike. ’Puthja’’ e shumëpritur ndodhi mes Pajtimit dhe Sarës. Të dy kanë shfaqur pëlqimin që kanë për njëri-tjetrin por kanë pranuar se njohjen do ta marrin me hapa ta ngadaltë dhe të sigurtë. Për Sarën një nga frikërat e saj është edhe presioni i kamerave dhe mendimi i publikut. Në kuadrin e një shakaje, dyshja ka shkëmbyer një puthje romatike por me ndihmën e xhamit të derës i cili nuk i lejoi ata të kishin kontakt. Edhe pse jo një puthje normale, përsëri ajo i siguroi komentet dhe ovacionet e banorëve.