Një turist hollandez që po eksploronte shtegun mes Thethit dhe Valbonës u rrëzua në humnerë. Kan qenë miqtë e tij që menjëherë njoftuan policinë për aksidentin. drejt vendit të ngjarjes u nis një ekpip kërki-shpëtimi malor, I përbërë nga infermier, polic por dhe një helikopter. Sipas hinformacioneve, turisti u gjet pa shenja jete. Pjesë e aksionit u bë dhe një ekip nga Kosova që bashkë me aitortetet shqiptare shkuan në qafë Valbonë për të nxjerrë trupin e pajetë. Ende nuk dihen detaje nga kjo ngjarje e rëndë, ndërsa edhe më herët ka pasur aksidente me vdekje në zonën e apleve, pasi të huajt shpesh zgjedhin të lëvizin pa guida, dhe kjo gjë është përkthyer dhe në aksidente.