Një punonjës i Gardës së Republikës ka denoncuar në policië se një person i ka hyrë në banesë dhe mes sendeve që i kanë vjedhur është edhe arma e shërbimit, e llojit pistoletë. Top News mëson se denoncimi është bërë nga 36-vjeçari, Dhimitër Prifti. Ai është paraqitur në komisariatin numër një të kryeqytetit, ku veç kallëzimit ka dorëzuar si prova materiale edhe dy video.