Punimet për ndërtimin e Teatrit të ri kombëtar kanë mbyllur fazën e parë përgatitore, atë të sondimit të terrenit. Këtë lajm e ka publikuar kryetari I Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Me anë të një postimi në rrjetet socialie kryebashkiaku I Tiranës shprehet se ai vazhdon të mbështesë projektin e arkitektit danez Bjarke Ingels për Teatrin e Ri, pavarësisht debateve e akuzave të shumta që janë hedhur mbi këtë projekt “Teatri i Ri-Përfundojnë me sukses sondat gjeologjike tek trualli i teatrit të ri që do të nisë punën këtë vit të 100-vjetorit të Tiranës kryeqytet! Me gjithë debatet, jam i bindur se projekti i BIG – Bjarke Ingels Group do jetë shtëpia e re e artit, bashkimit e mirësisë mes nesh”, shkruan Veliaj.