Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe njëkohësisht zv/president i UEFA, Armand Duka udhëtoi drejt Tetovës në Maqedoninë e Veriut ku zhvilloi një takim me kryetarin e Komunës Tetovë, Bilall Kasami, Presidentin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Masar Omeragic dhe Presidenti i klubit të Shkëndija, Lazim Destani. Gjatë vizitës së tij në Tetovë, kreu i Federatës shqiptare të Futbollit inspektoi dhe punimet për stadiumin e qytetit me Armand Dukën që nënvizoi përparimet që janë bërë në këto punime duke bërë edhe një krahasim me gjendjen e mëparshme