Komisioni për Ankesat dhe Sanksionet nuk e vlerëson elektorale nismën e mazhorancës për projektligjin e burgjeve të hapura. KAS rrëzoi këtë të martë vendimin e Komisionerit Ilirjan Celibashi që kërkoi mosmiratimin e këtij ligji para zgjedhjeve të 11 majit me arsyetimin se mund të ndikojë në këto zgjedhje.