Ish-kryeministri Sali Berisha, ishte i ashpër në deklaratat e tij lidhur me luftën kundër korrupsionit. Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se nëse do t’i besohet qeverisja e vendit, ai do të shpallte korrupsionin si krim të rëndë, duke paralajmëruar ashpërsim të masës së dënimit. Ish-kryeministri u ndal edhe tek taksa e pronës dhe mosha e pensionit. Berisha tregoi edhe programin e tij për rrogat e ndihmat sociale, ku theksoi se vendosja e minimumit jetik prej 200 eurosh është parësore për nxjerrjen e vendit nga kriza.