Top News – Puna e gjykatës speciale/ Engel: Të kontrollohet nga SHBA!
05/11/2020 21:26

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, Eliot Engel deklaroi se Hashim Thaçi tregoi respektim ndaj ligjit, kur dha dorëheqjen nga posti i presidentit, për t’u përballur me drejtësinë. Por, Engel shtoi se Kongresi amerikan do të shikojw nga afër punën e Gjykatës Speciale, që të sigurohet se po i përbahet ligjit dhe po respekton të drejtat e të akuzuarve. Përmes një deklarate për shtyp, Engel kritikoi Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar - që njihen ndryshe edhe si Gjykata Speciale – pasi sipas tij, ka shënjestruar vetëm qytetarët e një etnie, shqiptarët. “Dua të shpreh shqetësimin tim serioz lidhur me mwnyrwn se si gjykata e ka ushtruar mandatin e saj. Statusi që ka krijuar Gjykatën Speciale, nuk e ka kufizuar atë që të merret vetëm me shqiptarët. Ligji thotë se juridiksioni i gjykatës është për krimet e luftës që janë bërë në Kosovë gjatë një kohe të caktuar në periudhën e luftës. Fatkeqësisht, kjo gjykatë duhet se vepron si një gjykatë etnike – që ndjek vetëm shqiptarë që pretendohet se kanë kryer krime”, tha Engel. Engel tha se do të kërkojë nga Departamenti amerikan i Drejtësisë që të monitorojë nëse Gjykata Speciale është duke vepruar sipas ligjit.“E kuptoj se Qeveria serbe dhe zyrtarët ushtarakë që kanë qenë të përfshirë në genocid janë larg fushëveprimit të Gjykatës Speciale. Por, kjo nuk do të thotë se ajo nuk duhet të hetojë dhe gjykojë keqbërësit sipas ligjit, qoftë edhe gjykime në mungesë. Prandaj, i bëj thirrje Departamentit amerikan të Drejtësisë që të ekzaminojë punën e Gjykatës Speciale dhe të sigurohet se nuk po shënjestrën njerëzit vetëm në bazë të etnisë së tyre dhe bëj thirrje që të ndalohet mbështetja dhe bashkëpunimi i SHBA-së me këtë gjykatë, derisa të dalin përfundime lidhur me këtë çështje”, u shpreh Engel. Kongresmeni kujtoi edhe njw herw se shumica e krimeve në Kosovë, janë kryer nga “ushtria e Sllobodan Milloshevicit.

Top Channel/ Referendumi për reformën në Drejtësi, pjesëmarrje rekord e votuesve në Itali!
23/03 12:01
Top Channel/ Nafta 2.1 euro, ndërhyn qeveria e Mitsotakis: Do të subvencionojë shteti grek!
23/03 12:01
Top Channel/ Tragjedi në Nju Jork, avioni përplaset në pistë: Dy të vdekur, mbyllet LaGuardia!
23/03 11:49
Top News – Do minojë të gjithë Gjirin Persik / Irani kërcënon: Sulmi nga deti mbyll gjithë rajonin
23/03 11:39
Top News – Tanket ruse mësyjnë Ukrainën / Nis ofensiva pranverore, Zelenski shqetësohet për Iranin
23/03 11:35
Top News – Avioni përplaset me kamionin / Vriten dy pilotët, tragjedi në LaGuardia të Nju Jorkut
23/03 11:29
Top News – Automjetet rrëmbehen nga uji / Pesë viktima në 24 orë, shi i çmendur e përmbytje
23/03 11:28
Top News – Luftë të gjatë kundër Iranit… / Izraeli paralajmëron qytetarët: ‘Përgatituni për…’
23/03 11:26
Top Channel/ “Irani do sulmojë Parisin, Londrën e Berlinin”: NATO nuk konfirmon!
23/03 11:09
Top Channel/ Irani sfidon Trump: Do minojmë të gjithë Hormuzin! Izraeli gati për luftë të zgjatur!
23/03 11:08
Top News – ‘Ti nazist sjell vetëm vdekje’. Gruaja izraelite përballet me ministrin e Brendshëm
23/03 11:02
Top News – Bursat në pikiatë. Irani zhyt ekonominë globale në pasiguri
23/03 10:00
Top Channel/ Referendumi për drejtësinë në Itali. Test për mbështetjen që ka Meloni
23/03 00:01
Top Channel/ Irani mund të godasë Britaninë? E vërteta që fshihet pas deklaratës së Izraelit
22/03 23:17
Top Channel/ Irani i përgjigjet Trump: Hormuzi mbyllet përfundimisht, nëse sulmoni termocentralet
22/03 23:08
Top News-Ministri hungarez ‘spiunoi’ BE-në. Telefononte Lavrov gjatë takimeve të liderëve europianë’
22/03 18:42
Top News – Fundi i ISS po afron, SHBA në telashe/ Kina do të ‘pushtojë’ hapësirën, do mbetet e vetme
22/03 17:42
Top News – Franca dhe Gjermania mesazh Kurtit/ ‘Ulu në tryezën e dialogut me Serbinë’
22/03 17:40
Top News – Beteja për Parisin dhe Marsejën / Francezët në balotazhin e zgjedhjeve lokale
22/03 17:13
Top News – Japonia ‘duarlidhur’ për Hormuzin / ‘Pastrojmë minat nëse arrihet një armëpushim’
22/03 17:12
DIGITALB DIGITALB