Policia ka arrestuar një 39-vjeçar me akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes së një 27-vjeçareje. 39-vjeçari me inicialet A.Ç. u arrestua nga efektivët e komisariatit të Kamzës. Ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë. 27-vjeçarja ra nga kati i katërt i një pallati në Kamëz dhe më pas ndërroi jetë. Ngjarja u raportua fillimisht si aksidentale. Por, pas hetimeve të policisë dyshohet se e reja e ka kryer veprimin në gjendje të rënduar psikologjike. Shkak, dyshohet se është bërë një foto intime e saj e publikuar në internet nga 39-vjeçari me inicialet A.Ç.