Gigi Hadid është bërë e famshmja e fundit që u largua nga Twitter pasi manjati i teknologjisë Elon Musk përfundoi marrëveshjen e tij prej 44 miliardë dollarësh për të blerë aplikacionin javën e kaluar. Modelja e njohur njoftoi se do të largohet nga Twitter, duke e quajtur faqen e mediave sociale një “gropë e urrejtjes dhe fanatizmit”.