Mungesa e vrojtuesve të plazhit, u dyshua se ishte shkaku për mbytjen e 18 vjecarit ditën e djeshme në zonën e Sektor Rinia në Durrës, dyshim i cili u hodh poshtë nga policia e Durrësit dhe nga vetë Igli Shahinaj, vrojtues i palzhit privat në momentin që ndodhi ngjarja e rëndë. Shahinaj u shpreh se deti ishte me dallgë dhe për këtë shkak ishte vendosur një flamur i kuq, që ndalonte hyrjen për tu larë. Mirëpo sipas tij kjo gjë nuk u zbatua nga dy të miturit, të cilëve u shkoi në ndihmë ai dhe i ndjeri Anri Kashiku.