Këtë vit, Joe Biden mbush 81 vjeç, por asgjë nuk duket se e pengon kandidojë sërish për president të Shtteve të Bashkuara. Ai ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për zgjedhjet e 2024-ës dhe siç ka treguar më parë ka marrë miratimin e mjekut të tij personal. Në një intervistë të fundit, gazetari nuk ngurroi ta pyeste përse “një 82-vjeçar duhet të kandidojë” dhe Joe Biden u përgjigj me tre argumente.