Shumë debate e polemika janë ndezur pasi një tank i vetëm, edhe ai model i vjetër i luftës së dytë botërore, u shfaq në paradën e ditës së fitores në Moskë, një ditë më parë. Por, ndërsa kjo është perceptuar gjerësisht si një reflektim poshtërues për vendin, ministria e mbrojtjes e britanisë së madhe, sugjeron se kjo ndoshta ishte një zgjedhje e menduar mirë, në përpjekje për të evituar reagimin publik.