Bllokime foltoresh, bilbila në sallë, përplasje tavolinash e karrigesh. Nëse sheh pamjet e dy javëve të fundit nga punimet e parlamenteve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ato janë njësoj kudo. Nga Shqipëria, ku opozita bllokoi foltoren të enjten, deri në Beograd ku plasi grushti parlamentet e rajonit janë pasqyra e ashpërsimit kulmor të tensioneve politike mes forcave qeverisëse dhe atyre opozitare në të gjithë rajonin.