Mes kartonave jeshilë të socialistëve për disa ligje të paketës fiskale të vitit të ardhshëm, mungonte ai i deputetit Erion Braçe, i cili në një videomesazh shpjegon arsyet që e shtynë të mos votonte rivlerësimin e pasurive të paluajtshme. Mospajtimi i Braçes me këtë nismë ligjore të të majtëve, lidhet me rrëzimin e amendametit të tij për përfshirjen në këtë proces edhe të shtëpive në proces legalizimi.