Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes rrjeteve sociale me një seri postimesh në lidhje me situatën dramatike që kanë shkaktuar zjarret, sidomos në Gramsh dhe Delvinë. Në postimin e parë, Rama thotë se vendi ka kaluar dy ditë e dy netë ekstremisht të vështira, ku forcat zjarrfikëse janë përballur me guxim me flakët.