Ministria e Transportit në Greqi ka publikuar këtë të enjte një raport paraprak mbi shkaqet e përplasjes së trenave në Tempi, pranë Larisës, më 28 shkurtin e këtij viti. Raporti është përgatirtur nga një komision i posaçëm hetimor, I ngritur nga qeveria për të hetuar kushtet që çuan në përplasjen fatale të trenave, si pasojë e të cilës humbën jetën 56 persona dhe u plagosën dhejtëra të tjerë.