Shumë pikëpyetje janë ngritur në media pasi çmimet e komponentëve për iPhone-ët më të ri ishin ngritur për 20 për qind duke arritur nivelin më të lartë të të gjitha kohërave. Prodhimi i iPhone 14 Pro Max kushton 514 euro, ngritje e madhe kjo në krahasim me iPhone 13, prodhimi i të cilit kushtonte 473 euro, dhe arsyeja kryesore është çipi A16 Bionic, i cili kushton 112 euro.