Sali Berisha mblodhi kandidatët e bashkive të dala nga procesi i primareve që organizoi në fund të vitit të kaluar dhe fillim të këtij viti. Para tyre, përsëriti akuzat ndaj Edi Ramës se qëndron pas vendimit të gjykatës që shfuqizoi regjistrimin e vendimeve të Kuvendit të 11 dhjetorit 2021, duke i hequr mundësitë për t’u regjistruar në zgjedhjet e 14 majit.