1 prilli është dita e parë e muajit të që njihet për çeljen e luleve. Fillimisht, prilli ishte muaji i dytë i kalendarit dhjetëmujor romak dhe quhej Aprilis, teksa emrin e mori nga folja latine aperire, që do të thotë të hapësh, sepse në këtë muaj lulet hapen, lulëzojnë. Krahas këtij fenomeni, çdo vit më 1 prill ringjallet zakoni i gënjeshtrave të pafajshme. Por pse gënjejmë më 1 prill? Studiuesit kanë dhënë disa versione për këtë, tre prej të cilëve i kanë rrënjët në perëndim dhe po i sjellim më poshtë.