Kryedemokrati Lulzim Basha vijon të jetë i vendosur në vettingun e politikanëve, një iniciativë kjo e risjellë si propozim në Kuvendin e Shqipërisë. Nëpërmjet një postimi në Twitter Basha tregon se përse është i rëndësishëm vetingu i politikanëve. Sipas tij, duhet t’i jepet fund pandëshkueshmërisë duke pastruar politikën nga ata që kanë abuzuar me pushtetin e besuar nga qytetarët.