Ish-kryeministri paralajmëron betejë pa kthim në paralament, në prag të seancës për votimin e projektbuxhetit. Në një deklaratë për mediet pas përfundimit të mbledhjes së grupit, Berisha u shpreh se e hëna do të shënjojë qëndresën e fuqishme të opozitës për të drejtat e qytetarëve. Duke mos pranuar të japë detaje të skenarit që opozita do të përdorë seancën e së hënës në Kuvend, Berisha theksoi se Parlamenti është shndërruar në një aneks të Surrelit dhe sipas tij ka humbur çdo funksion si tempull i demokracisë së Shqipërisë.