Ligjit për investitorët strategjikë pritet t’i shtyhet afati deri më 31 dhjetor të vitit 2024. Nisma fillestare e deputetit socialist, Eduar Shalsi ishte që ky ligj të qëndronte në fuqi deri më 2027, por në kushtet kur po punohet për një kuadër të ri ligjor për investimet, komisioni i ligjeve dhe ai i ekonomisë, kërkuan zgjatjen e afatit me vetëm një vit.