Partia Socialiste ka dorëzuar kërkesën për regjistrim në zgjedhjet e 14 majit. Kërkesa është dorëzuar pasditen e së premtes, nga Sekretari për Çështjet ligjore dhe zgjedhore i socialistëve, Eridian Salianji. Afatet për regjistrimin në këto zgjedhje mbyllen ditën e hënë më datë 6 mars. Më herët, në KQZ është regjistruar edhe Partia e Lirisë, që në këto zgjedhje ka një marrëveshje me Sali Berishën për të garuar vetëm për anëtarët e këshillave bashkiakë, ndërsa Meta do të mbështesë për kryetarë bashkie kandidatët e dalë nga primaret e Rithemelimit.