Partia Socialiste thotë se opozita po sjell krizën e saj në parlament. Mes tensionesh, ligjvënësit e majtë ironizuan zhvendosjen e revoltës së opozitës nga kuvendi i shqipërisë drejt parlamentit europian, teksa dënuan djegien me molotovë të selisë së Partisë Socialiste, duke mos i konsideruar më aktet e opozitës vetëm mosbindje civile por tentativë luftë civile .