Socialistët nuk I konsiderojnë shkelje vendimet e kryeparlamentarit Niko Peleshi, për të cilat demokratët kërkojnë shkarkimin e tij. Në raportin me të cilin maxhoranca socialiste do të mbrojë kryeparlamentarin, asnjë prej pretendimeve të opozitës, për shkelje kushtetuese dhe të rregullores së Kuvendit nga Peleshi, s’konsiderohet, teksa e mbrojnë atë me faktin se vendimet e tij janë marrë të nxitura nga vetë opozita, e c ila nuk ka lejuar zhvillimin normal të seancave plenare.