Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit u kthyen në “mollë sherri” mes pozitës dhe opozitës. Në përgjigje të akuzave të opozitës se ky ndryshim ishte i njëanshëm dhe i pakonsultuar, kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh se është këshilli për rregulloren dhe mandatet, vendi ku mund të diskutohet, duke hedhur poshtë edhe argumentet e opozitës se shtimi i komisioneve do të kërkonte një afat kohor 2-javor.