7 deputetë të Partisë Socialiste kërkojnë përjashtimin nga Kuvendi të 6 deputetëve demokratë, pas zhvillimeve në seancën e fundit plenare. Maxhoranca socialiste kërkon përjashtimin me 10 ditë të deputetëve Oerd Bylykbashi, Edmond Spaho, Sorina Kote, Elda Hoti, Lindita Metaliaj dhe Greta Bardeli.