Dy kandidatët e Partisë Socialiste, Blerim Shera dhe Edison Memolla fituan mandatin e kryetarit të bashkisë së Vorë dhe Rrogozhinës, në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Vetëm pak minuta pas përfundimit të votimeve, dolën rezultatet e qëndrave të votimit të Vorës, ku numërimi dhe votimi u zhvilluan elektronikisht. Pjesëmarrja në 44 qendrat e votimit të Vorës, ishte 39.04 përqind.