Top News – PS, emrat surprizë për deputetë/ Dilemat me ish-ministrin që dha dorëheqjen
02/03/2021 21:05

Duhet edhe një javë që partitë politikë të dorëzojnë listat e kandidatëve në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Por, tashmë kampet e politikës janë mes dilemave të shumta për të gjetur emrat e rëndësishëm që do të garojnë në qarqe të ndryshme të vendit, e ku kërkohet maksimalizimi i votave. Tiranë është pikëpyetja më e fortë politike, ku shumë emra vip të politikës janë mes dëshirës, por edhe kontributit për një vend në listë. Diskutimet kanë përfshirë Partinë Socialiste për emrin e ish-ministrit Fatmir Xhafaj, që dha dorëheqjen, për një problem me drejtësinë që kishte në Itali i vëllai i tij. Si emër i ri renditet Toni Gogu që aktualisht mban detyrën e prefektit të Tiranës. Për herë të parë si kandidatë për deputetë do të jenë ministret Belinda Balluku e Etilda Gjonaj. Ndërsa janë mësuar emrat e deputetëve të opozitës parlamentare që do të bëjnë pjesë në listën e Partisë Socialiste. Kamza dhe Paskuqani janë zonat ku do të provojnë të thyejnë rregullat të paktën 4 deputetë të tanishëm: Ylli Shehu, Reme Lala, Halit Valteri dhe Edmond Rrushi. Elbasani ka një tjetër përballje të fortë, ku PDIU vjen me kandidatin e fortë, që pretendon një mandat. Po ashtu, lista socialiste e Elbasanit do të mbajë dhe Albana Hanën, vajzën e prokurorit të ndjerë Xhevat Hana, si dhe Erald Xhanin, këshilltarin e Taulant Ballës. Korça nuk prodhon për momentin asnjë risi, veç kandidimit të sigurt të Niko Peleshit dhe Ilir Pendavinjit, si dhe mundësinë e lartë të rikonfirmimit të Eduard Shalsit. Vendi është bosh për një zonjë brenda 3 emrave të parë, që mund të jetë edhe Blerina Gjylameti. Në Fier, të vetmit të sigurt duket se janë Gramoz Ruçi dhe Erjon Braçe, ndërsa një prej kandidatëve më interesantë, duket Luan Bregasi. Biznesmenit mund t’i besohet zona e Patosit. Haki Çako, drejtori i emergjencave mund të jetë përgjegjës për Lushnjën, ndërsa edhe Petro Koçi pritet të jetë në listën e Fierit. Lista e Beratit mban Blendi Klosin, Ermonela Felajn, ish kreun e ushtrisë Bardhyl Kollçaku, e po ashtu ish-ministrin e LSI-së, Nasip Naço.

Top News- Zbulohet laborator gjigand droge, kapet shqiptari…ishte fshehur brenda!
31/07 11:25
Top News- Aksidenti i rëndë me dy viktima në Borsh, kush ishte fajtori?
31/07 11:24
Top Channel/ Motomjeti përplaset me trailerin në autostradën Fier-Vlorë, dy të plagosur
31/07 11:03
Top News- E pëson i riu në Maliq, ndezi zjarr për të hapur kullota por…
31/07 10:24
Top News-Kush e hartoi kodin e ri penal? ‘Prokuroria e Përgjithshme nuk u pyet për kodin e ri penal’
31/07 09:44
Top Channel/ Ndezi zjarr dhe dogji një sipërfaqe me bimësi, arrestohet 26-vjeçari në Maliq
31/07 09:32
Top Channel/ Rënia e importeve ndihmon rritjen ekonomike të SHBA-së, Trump sulmon kreun e…
30/07 22:24
Top Channel/ Papa Leoni XIV i bën thirrje botës për “sfidën” e AI: Të mbrojmë dinjitetin njerëzor
30/07 22:23
Top News – Kryeparlamentarja Spiropali në konferencën e Gjenevës: Diplomacia, zgjidhje për luftrat
30/07 22:06
Top News-Grupi i punës përgënjeshtron Çelën. ‘Prokuroria pati përfaqësues në draftimin e kodit’
30/07 21:54
Top News – Shpifja nën zemërim nuk dënohet. Kodi i ri penal, kritika për hapësirat e interpretimit
30/07 21:09
Top News – Greqia do të njohë bektashinjtë. Projektligj për komunitetin e Trakës, Turqia kundër
30/07 21:07
Top Channel/ Pas tërmetit, cunami bën kërdinë në Rusi e Japoni! Autoritetet nën alarm
30/07 20:18
Top Channel/ Censi për bujqësinë! 890 mln lekë për realizimin, gjobë kush nuk jep informacione
30/07 20:15
Top Channel/ Afat deri më 31 korrik! Lirimi i hapësirave, Balluku: Penalizim për ata që…
30/07 20:13
Top Channel/ Ligj për sigurinë e blerjeve online! Ministria e ekonomisë: Jo më produkte të pasigurta
30/07 20:12
Top Channel/ Korçarja e martuar me një palestinez që jeton në Gaza, humbi të birin mes bombave
30/07 20:11
Edicioni Informativ, 30 Korrik 2025, Ora 19:30
30/07 20:05
Top Channel/ Dy viktima në aksident! Automjete përplasen në rrugën e plazhit në Borsh
30/07 19:56
Top Channel/ Fund i vulave në pasaporta, nga tetori nis sistemi biometrik! Preket edhe Shqipëria
30/07 19:39