Ndërsa Partia Demokratike ka shprehur gatishmërinë për t’u rikthyer në Komisionin e Reformës Territoriale, Mazhoranca duket e vendosur që të miratojë ndryshimet në Kuvend dhe të marrë drejtimin e vetme. I ftuar në studion e Breaking, Arbjan Mazniku, bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale tha se tashmë demokratët I kanë humbur mundësitë e tyre.