Eurodeputetja gjermane Delara Burkhardt dhe eurodeputeti austriak Andreas Schieder kanë kritikuar ashpër Bashkimin Evropian, pasi Komisioni Evropian ka paralajmëruar masa ndëshkuese ndaj Kosovës. Komisioni Evropian ka prezantuar para Parlamentit Evropian një listë të masave kundër Kosovës, shkaku i përshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës.