GJKKO ka rrëzuar kërkesat paraprake të Fredi Belerit dhe Pandeli Kokaveshit për shpalljen e pavlefshme të akteve hetimore. GJKKO vlerësoi se kjo kërkesë ishte e pabazuar në ligj. Pas këtij vendimi, avokatët e Belerit kërkuan përjashtimin e trupës gjykuese. Ndërsa gjykata vendosi që këtë kërkesë ta paraqesin me shkrim në sekretarinë e gjykatës.