Siguria është kryefjala e finales së Conference League me Romës dhe Feyenoordit e cila luhet mbrëmjen e 25 majit në “Air Albania”. Autoritetet shqiptare prej më tepër se 1 muaj kanë vijuar përgatitjet për të siguruar mbarëvajtjen e eventit. Së fundmi drejtues të policisë në vend, njoftuan në 25 maj të shmangen udhëtimet drejt Tiranës nëse nuk është e nevojshme. Kryeqyteti do të jetë I rrethuar nga të gjitha anët.