Sali Berisha nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve, duke I quajtur si më të grabiturat në histori me pretendimin se u diktuan nga krimi. Kreu demokrat njoftoi protestë, ditën kur Tirana do të pres ndërkombëtarët në tiranë. Libri i zi i këtyre zgjedhjeve shkruhet me datën 16 në ora 17:00 në Bulevardin e Parë për të sensibilizuar opinionin publik botëror mbi krimet monstruoze të përbindëshit elektoral Edi Rama, që nuk respekton asnjë rregull, asnjë ligj kombëtar dhe ndërkombëtar për zgjedhjet. Protesta do të jetë paqësore.