Dhjetëra qytetarë protestuan këtë të martë në Elbasan për të kundërshtuar rritjen e çmimit të karburanteve. Në bulevardin Aqif Pasha u fikën automjetet, ndërsa qytetarët thonë se jo vetëm çmimi I karburantit, por rritja e çmimeve në tërësi e ka bërë jetesën të pamundur. Ata kërkuan largimin e qeverisë. Protesta u thirr nga Partia Demokratike ndërsa të shumtë qenë qytetarët që ju bashkuan. Policia monitoroi situatën, por asnjë incident nuk u shënua në këtë organizim i cili sipas protestuesve do të vijojë edhe në ditët në vijim