Përfaqësues të Asosacionit të Gazetarëve të Shqipërisë, gazetarë dhe punonjës të “Fokus Media Group”, si dhe përfaqësues të partive politike opozitare u mblodhën të hënën për të protestuar kundër bllokimit të zyrave dhe fikjes së sinjalit të televizionit Neës24. Përfaqësues të mediave thanë se aksioni për lirimin e godinës është një akt i rëndë që prek të drejtpërdrejt të drejtën e qytetarëve për t’u informuar dhe përçon një mesazh frikësues për çdo gazetar në vend. Në protestën para godinës së Neës24 mori pjesë edhe deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit të Medias në Parlament, Ina Zhupa. Ajo tha se ky akt cenon interesin publik të qytetarëve.