Mbështetësit e Fredi Belerit në Himarë vijojnë të mos e pranojnë arrestimin e kryebashkiakut të zgjedhur, ndonëse për këtë të fundit Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është shprehur se ka prova për krime elektorale. Nisur nga kjo, OMONIA ka paralajmëruar një protestë që do të mbahet të hënën në orën 18:00 në Himarë, ku do të kërkohet lirimi i Belerit. Në një poster që po qarkullon në rrjetet sociale, thuhet se protesta do të zhvillohet në shëtitoren e Himarës pranë zyrave të OMONIA-s, teksa do të kërkohet lirimi i Belerit, betimi si kryebashkiak dhe marrjen e detyrës për tu shërbyer qytetarëve të Himarës.