Një grup protestuesish u mblodhën para kuvendit këtë të entje për votën e diasporës. ata kërkuan që dhe emigrantët të shprehin vullnetin e tyre në zgjedhjet e vitit 2025. Grupi mbante veshur bluza dhe pankarta nën logon “dua të votoj në 2025, nga diaspora”. Protesta u shoqërua me tensione pasi protestuesit u përplasën dhe me policinë që ndodhej jashtë ambienteve të Parlamentit.